Protestë e të punësuarve të Postës

nga Redaksia

Shkup, 22 maj – Të punësuarit e SHA “Posta e Maqedonisë” sot në të gjitha filialet në vend do të mbajnë protestë duke kërkuar pagesën e pagës për muajin prill dhe fillimin e menjëhershëm të reformave për riorganizimin dhe optimizmin në punë.

“Për shkak të seriozitetit të situatave në të cilën është sjellë mbijetesa e SHA Postës së RMV-së, ruajtja e vendeve të punës të punonjësve dhe ekzistenca e familjeve të tyre, organizatave sindikale dhe të punësuarve më  22.05.2024 (e mërkurë) me fillimin e orarit të punës nga ora 08:00 do të mbajë protestë në të gjitha filialet në Maqedoni”, thonë nga sindikata e SHA Postës.

Të punësuarit, siç thonë nga sindikata, me protestë e nisin procedurën për grevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More