Konferencë “Së bashku për një mjedis të qëndrueshëm jetësor”

nga D. V.

Shkup, 5 qershor – Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit Jetësor, sot në Shkup do të mbahet konferenca e parë vjetore e titulluar “Së bashku për një mjedis të qëndrueshëm jetësor”, në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Në hapjen e konferencës fjalime do të mbajnë zëvendëskryeministri i parë dhe ministrër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në RMV, Lesli Miler.

Ngjarja do të përfshijë dy panele në të cilat do të diskutohen tema kryesore që lidhen me mjedisin jetësor dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe një punëtori në të cilën do të marrin pjesë nxënës dhe mësimdhënës nga programi GLOVE dhe Rrjeti i mësimit me përvojë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More