Shkup, 5 qershor – Në Media qendrën në Qeveri sot do të mbahet tribuna “Koçani është prioriteti ynë”.
Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, në tribunë fjalime do të mbajnë drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) Ivica Tomovski, drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski dhe drejtori i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
Moderatore në tribunë do të jetë zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.