Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

nga D. V.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën e zyrtarit të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, lidhur me lotët e nënës së Ramush Haradinajt.

“Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash,” deklaroi Krasniqi.

Konjufca e ka cilësuar deklaratën si të gabueshme dhe të pakujdesshme, duke theksuar se lotët e nënës Rukë nuk mund të gjykohen nga askush.

“Ka qenë deklaratë e pakujdesshme, mendoj që ka qenë e gabueshme. Lotët e nënës së Haradinajve, nënës Rukë, janë lot të dhimbjes, por edhe të krenarisë që i ka dhënë djemtë për lirinë e Kosovës. Ata lot nuk mundet me i gjyku bash askush”, ka deklaruar Konjufca në emisionin “Pressing” në T7.

Ai shtoi se sakrifica e familjeve që kanë humbur më të dashurit në luftë duhet të trajtohet me respekt dhe ndjeshmëri, pa u përdorur për qëllime politike apo debate publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More