Konkurs i përsëritur për akomodim në konviktet studentore ku ka vende të lira

nga D V

Shkup, 15 nëntor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se prej sot është hapur mundësia për paraqitjen e studentëve për akomodim në konviktet e studentëve, ku kanë mbetur vende të lira pas përfundimit të konkursit të parë.

Siç njofton MASH, vende të lira për akomodim ka në konviktet e studentëve: KSHS  “Koço Racin” – Manastir, KSHS “Tome Stefanovski Seniq” – Shkup, KSHS “Nikolla Karev” – Ohër, KSHS “Orde Çopella” – Prilep dhe në KPS “Hiljadnikov” – Shtip.

“Të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë më së voni deri në fund të  muajit vijues. Kriteret dhe kushtet për aplikim janë identike me aplikimin e parë”, njofton MASH në publikimin, ku janë përmendur kushtet dhe mënyra e paraqitjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More