Kontrabanda me postat e shpejta, blindohet kufiri në Bllacë, kontrolle të rrepta

nga Xh M

Drejtoria doganore e Maqedonisë së Veriut është duke vendosur kontroll të përforcuar në vendkalimin kufitar Bllacë se me qëllim të parandalimit të tentativave për kontrabandim të dërgesave postare.

Kështu u theksua në takimin e sotëm të drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski, me drejtorin e përgjithshëm të SHA Posta, Orhan Kurtishi.

“Në dy raste janë parandaluar tentimet për kontrabandim të dërgesave më të mëdha me postë të shpejtë. Kemi lëvizur drejt zhdukjes së plotë të përpjekjeve të tilla. Njëkohësisht do të shkojmë me kontrolle të forta në vendkalimin kufitar”, tha Nikollovski.

Në të njëjtën kohë, të dyja palët ranë dakord për avancimin e bashkëpunimit.

Drejtoria doganore, në përputhje me kompetencat e saj, vepron në drejtim të lehtësimit të tregtisë së ligjshme dhe shtypjes së krimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More