Kosova si destinacion investimesh – Kurti prezanton mundësitë për Bosch Rexroth

nga D. V.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në panairin “Hannover Messe 2025”, u takua me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Bosch Rexroth, Steffen Haack.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në qendër të bisedës ishte “mundësia e investimeve në Kosovë”, ndërsa Kurti e informoi Haack mbi “reformat e suksesshme dhe arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati”.

Gjithashtu, u diskutua “mundësia e bashkëpunimit në fushën e kërkimit, hulumtimit dhe zhvillimit në sektorët e automatizimit dhe teknologjisë industriale”, ku Kurti theksoi “gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat e kompanive gjermane në themelimin e qendrave të inovacionit dhe trajnimit profesional në vend, në bashkëpunim me universitetet”.

Për të forcuar më tej bashkëpunimin, kryeministri Kurti e ftoi Steffen Haack që ta vizitojë Kosovën, për të parë nga afër “potencialin për investime që ofron vendi ynë dhe zhvillimin që ka njohur Kosova”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More