Kostadinov i LSDM kërkon bashkimin e partive maqedonase

nga Xh M

Shkup, 29 nëntor – Kryetari i Komunës së Strumicës nga radhët e LSDM-së, Kosta Kostadinov ka kërkuar bashkimin e të gjitha partive maqedonase, siç thotë ai, në mbrojtje të dinjitetit dhe indit maqedonas.

Ai këtë reagim e ka bërë si shkak i përdhosjes së flamurit të RMV-së mbrëmë gjatë festës së 28 nëntorit në qytetin e Shkupit.

“Të bashkohemi të gjithë, VMRO, LSDM, PRED, PLD, përpara se të jetë shumë vonë. Absolutisht të gjithë. Nuk mund të lejojmë të shkatërrohet indi maqedonas, përderisa në Shkup po digjet dinjiteti maqedonas”, shkruan Kostadinovski.

Kujtojmë se për përdhosjen e flamurit të Maqedonisë, Prokuroria Publike ka kërkuar paraburgim për tre persona të arrestuar mbrëmë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More