KPK mblidhet nesër, takim “i natyrës urgjente”

nga D V

Këshilli Prokurorial i Kosovës do të mblidhet nesër, me fillim nga ora 15:00.

Në njoftimin e lëshuar nga KPK thuhet se ky takim është i natyrës urgjente.

Në rend dite janë dy pika: -. Procesverbali i takimit të 258-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Caktimi i Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Takimin e 259-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (i natyrës urgjente), i cili do të mbahet nesër – e enjte, më 12 dhjetor 2024, nga ora 15:00, në sallën e takimeve, kati III, objekti i Prokurorit të Shtetit”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More