Kraki: Komisioni – teknicialitet, do t’i kërkojmë sërish mendim Kushtetueses

nga D. V.

Deputeti i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, duke folur për vendimin e para një jave të Gjykatës Kushtetuese, tha se është për keqardhje që edhe pas atij aktgjykimi i kemi disa interpretime, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, partitë tjera shqiptare po bëjnë shkelje flagrante që s’po marrin pjesë në votimin për krijimin e komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Komisioni është teknicialitet”, tha Kraki, ndërsa paralajmëroi se do t’i kërkojnë sërish mendim Kushtetueses.

“Ne jemi të obliguar që ta kërkojmë ndoshta edhe një mendim të Gjykatës Kushtetuese, edhe një ndërhyrje, që të jetë më e qartë, më precize dhe të mos ia mundësojë secilit të ketë interpretim të dyfishtë ose trefishtë”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More