Pas takimit me kryetarin e LDK-së, emisari francez Rene Troccaz dhe ambasadori Olivier Guerot janë pritur në takim nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Krasniqi ka shkruar se i ka falënderuar për vëmendjen që Franca i kushton Kosovës. Në takim është diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend.
“PDK mbetet e përkushtuar për stabilitet, përgjegjësi institucionale dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.