Kritere më të larta për marrjen e subvencioneve dhe kontrolle më të përfocuara të shfrytëzuesve, paralajmëroi ministri Tripunovski

nga D. V.

Shkup, 16 shkurt – Rritja e kritereve për marrjen e subvencioneve dhe kontrolle më të përforcuara në terren të përfituesve të mbështetjes financiare, paralajmëroi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Cvetan Tripunovski. 

Tripunovski, i cili në brifing me gazetarët, përmblodhi aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të Ministrisë së Bujqësisë, shpjegoi se kontrollet nuk do të jenë tendencioze në asnjë mënyrë, ndërsa do të kryhen sepse janë identifikuar përfituesit e subvencioneve të cilët në përgjithësi nuk i kanë kultivuar hapësirat. 

“Të rritet prodhimi i ushqimit dhe subvencionet të kenë efekt, është qëllimi i reformave bujqësore që filluan vitin e kaluar. Është e palogjikshme të kesh miliona euro mbështetje dhe megjithatë të shohësh një rënie të prodhimit. Po rriten dhe kriteret minimale për përdorimin e burimeve financiare sepse duam të stimulojmë fermerët e vërtetë dhe aktivë. Ata duhet të kenë mbështetje”, nënvizoi Tripunovski. 

Duke iu referuar ndryshimeve të planifikuara të cilat ende nuk janë zbatuar, ministri theksoi njërën prej tyre – se programi i ri i mbështetjes nuk do të subvencionojë grurin nëse nuk përdoret material farë e certifikuar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More