KRRE: Afati për dorëzimin e kërkesave për ndryshimin e licencave për kryerjen e veprimtarive energjetike skadon nesër

nga D. V.

Shkup, 29 maj – Nga sot deri më 30 qershor rrjedh afati për mbajtësit e licencave për kryerjen e veprimtarive energjetike, përfshirë mbajtësit e licencave për punë provuese të cilët duhet të paraqesin Kërkesë për ndryshim të licencës në Komisionin Rregullator të energjetikës, shërbimeve të ujit dhe i shërbimeve të menaxhimit me mbeturinat komunale (KRRE) në përputhje me dispozitat e Ligjit të ri për Energjetikë, përndryshe licenca nuk do të jetë më e vlefshme. Kërkesa për ndryshim mund të shkarkohet nga ueb-faqja e KRRE-së, Kerkesë për ndryshim.docx ose në arkivin e KRRE-së.

Për çdo licencë paraqitet kërkesë e veçantë për ndryshim, përkatësisht nuk mundet me një formular të paraqitet Kerkesë për ndryshime për më shumë se një licencë”; informojnë nga KRRE.

Kërkesa për ndryshim do të konsiderohet e rregullt nëse dorëzohet në arkivin e KRRE-së, ose dërgohet në adresën zyrtare elektronike erc@erc.org.mk, ose dërgohet me postë brenda afatit të caktuar, me ç’rast paraqitësi duhet të paraqesë provë të datës së pranimit nga posta në adresën zyrtare elektronike.

Për ndryshimin e licencës mbi këtë bazë, mbajtësit nuk paguan kompensim për procedurën e ndryshimit të licencës.

Nga KRRE i informojnë të gjithë mbajtësit e licencave për punë provuese në përputhje me Ligjin e ri për Energjetikë, licencat për punë provuese do të mund të zgjaten vetëm për qëllimin e testimit të performancës teknike të objektit energjetik dhe ndikimit në sistemin energjetik me të cilin është i lidhur, arsye të tjera nuk parashikohen. Dispozitat e Ligjit të ri për Energjetikë nuk parashikojnë një licencë të përkohshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More