Kryemadhi ‘gjen’ unazën me diamant dhe rubin përballë SPAK: Do paguaj avokatin

nga D. V.

Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të mbylljes së hetimeve për veprat penale për të cilat ajo dhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, janë nën akuzë.

Ndërkohë që po hynte në ambientet e SPAK, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë.

Ajo tha se kishte gjetur një unazë me diamant dhe rubin, sapo kishte zbritur nga automjeti, përballë institucionit.

“Gjeta një unazë dhe thoni pastaj që s’jam me fat. Është me rubin dhe me diamant, e kam gurin e fatit unë këtë. Kjo rrugë është nën vëzhgim. E gjeta sapo zbrita”, u shpreh Kryemadhi me humor, ndërsa komunikonte me gazetarët, raporton euronews.al.

Ish-deputetja shtoi me ironi se unazën do ta dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdorë për të paguar avokatin.

“Po e çoj në SPAK, ose të paguaj avokatin. Mund ta ketë hedhur ndonjëra që është zënë, i ka thënë ‘nuk e dua unazën tënde’.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More