Kryemadhi paraqitet në SPAK: Nuk flas më para prokurorëve, vetëm në gjykatë

nga D V

Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasi ndaj saj është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

Pasi doli nga SPAK, Kryemadhi tha se “nuk flas më para prokurorëve, do flas vetëm në gjykatë. Firmosa edhe procesverbalin. Deklaratat e mia nuk bëhen më në Prokurori, vetëm në gjykatë. Nuk jap më asnjë shpjegim për asgjë, kanë të bëjnë lidhjet që ti do të përdorësh deklaratat e mia kundër meje”.

Kryemadhi theksoi më tej se “unë tashmë do të vazhdoj të njihem me fashikujt, që janë sigurisht të domosdoshme, dhe ndërkohë, nga ana tjetër, do të përballemi me ekspertizën që do të ndërtojë Prokuroria së bashku me ekspertizën financiare që e kemi bërë edhe unë, edhe mamaja ime. Është një procedurë e gjatë, që kërkon durim dhe përfshirje të të gjitha palëve”.

Deputetja Monika Kryemadhi, akuzohet nga SPAK për tri vepra penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Të njëjtat akuza janë edhe për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili prej 21 tetorit ndodhet në paraburgim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More