Shkup, 6 janar – Nëpunësit policorë dje kanë arrestuar një person nga Gostivari, i cili ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg.
“Dje në orën 18:30 në rrugën “Nikola Tesla” në Gostivar, nëpunësit policorë nga DPB të Gostivarit kanë arrestuar D.S.(69) Gostivar, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burgim”, njoftojnë nga MPB.
Personi është dërguar në INP-Burgun Tetovë për vuajtjen e dënimit.