Kryeministri Mickoski: Danella po përdoret nga BDI për destabilizim

nga Redaksia

Shkup, 1 qershor – Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se pajtohet me deklaratën e zëvendëskryeministrit Izet Mexhitit dhe kryetarit të Çairit Visar Ganiut, të cilët kanë thënë se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovksa përdoret si instrument për destabilizim nga ana e BDI-së. Madje në këtë drejtim ai njofton se së shpejtë do të ketë detaje të reja.

“Ka të vërtetë në këtë deklaratë dhe kjo është e qartë për të gjithë. Por, unë nuk kam çfarë të shtoj më shumë se ajo që e kanë thënë Mexhiti dhe Ganiu, ka të vërtetë këtu dhe shumë shpejtë opinioni do të zbuloj edhe detaje të tjera”, ka deklaruar Mickoski.

Arsovska në Porkurorinë Themelore Publike të shtunën dorëzoi siç tha ajo, dëshmi dhe dokumentet lidhur me ndërtimet pa leje në Çair, pasi paraprakisht Prokuroria kërkoi nga ajo që në qoftë se ka dëshmi t’i dorëzojë në institucion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More