Kryeministri Micksoki në Konferencën e 62-të Sigurisë në Mynih

nga D. V.

Shkup, 13 shkurt – Kryeministri Hristijan Mickoski, sot do të qëndrojë për vizitë disaditore në Republikën Federale të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih, kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar. 

Mickoski do të jetë i shoqëruar nga ministrat e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, të Politikës së Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 

Në kuadër të konferencës, kryeministri Mickoski do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë evropianë, përfaqësues të lartë si dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare të sigurisë. 

Nga Qeveria informojnë se në fokus të bisedimeve do të jetë stabiliteti gjeopolitik i rajonit, duke theksuar rolin e Maqedonisë si shtyllë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe si kontribuues aktiv në Aleancën e NATO-s. 

Kryeministri, siç theksohet në kumtesë, gjatë takimeve dhe bisedimeve do ta riafirmojë qëndrimin e shtetit për domosdoshmërinë e një rruge të parashikueshme dhe të drejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE, pa pengesa bilaterale të imponuara. 

Në margjinat e konferencës, janë paraparë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe me krerë qeverish dhe shtetesh. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More