“Kryeprioritet në legjislaturën e re, integrimi i vendit në BE”, Spiropali pret ambasadorin Silvio Gonzato, zbardhen diskutimet

nga L. M

Në prag të sesionit të ri parlamentar, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato.

Kryetarja Spiropali dhe Ambasadori Gonzato  diskutuan mbi anëtarësimin në BE si kryeprioriteti i Legjislaturës së XI dhe koordinimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit europian.

Hapja në vjeshtë në Tiranë e zyrës së Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor  është një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike.

Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit: anëtarësimi në BE.

Me ambasadorin Gonzato po koordinojmë veprimet për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Europian në Tiranë, një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike.”, ka shkruar Spiropali në një postim në rrjetin social Facebook, krahas fotove nga takimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More