Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski u takua me drejtorin e Misionit të vëzhgimit të ODIHR për zgjedhjet, Mateo Mekaçi

nga D. V.

Shkup, 16 shtator – Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski ka realizuar takim pune me Shefin e Zyrës për institucione demokratike dhe të drejtat e njeriut ODIHR, Mateo Mekaçi, në të cilin, siç informojnë, është biseduar për aktivitetet në vijim dhe të planifikuara të Misionit të OSBE/ODIHR, lidhur me zgjedhjet e ardhshme.

Shefi i Misionit të vëzhgimit, Mekaçi, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur interesim të veçantë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, K.nr.186/2024 i cili shfuqizoi nenet 17 dhe 18 të Kodit Zgjedhor.

“Është konstatuar kënaqësia e ndërsjellë nga bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe të dy bashkëbiseduesit  shprehën gatishmëri për shkëmbim të mëtejshëm të informatave dhe përvojave në drejtim të përforcimit të sundimit të ligjit dhe demokracisë në vend”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Kushtetuese. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More