Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me Presidentin e Azerbajxhanit

nga D. V.

Shkup, 17 qershor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se është takuar me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Shkëlqesinë e Tij Ilham Aliyev.

“Kisha kënaqësinë të takoj Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Shkëlqesinë e Tij Ilham Aliyev, me të cilin filloj vizita ime zyrtare në Baku, Azerbajxhan. Theksuam marrëdhëniet e shkëlqyera diplomatike, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë politikën, ekonominë, digjitalizimin dhe dialogun ndërparlamentar.
Shpreha mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe theksova se Maqedonia e Veriut e konsideron Azerbajxhanin një vend mik dhe partner të rëndësishëm. U shpreha i bindur se vizita ime në Baku do të kontribuojë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe do të hapë rrugë për nisma të reja që forcojnë këto lidhje”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More