Kryetari i Kuvendit Gashi dhe deputetët Sali dhe Koxhaxhiku vendosën lule pranë statujës së Skënderbeut në Shkup

nga D V

Shkup, 17 janar – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku sot me rastin e 557-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve –  Skenderbeut, kanë vendosur lule të freskëta pranë statujës së Skenderbeut në Shkup.

“Ngjarjen e nderuan edhe ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani, dhe ambasadori i Kosovës, Florian Qehaja. Figurën e Skenderbeut, Gashi e përshkroi si simbol të unitetit dhe krenari kombëtare, duke theksuar se është detyrë kombëtare të ruajmë vlerat dhe trashëgiminë e tij”, bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More