Kryetari i OEK-ut takon komisioneren për Zgjerim: Të largohen masat e BE-së ndaj Kosovës, po krijojnë pengesa për bizneset

nga D. V.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka bërë të ditur se së bashku me kryetarë tjerë të Odave Ekonomike kanë takuar komisioneren për Zgjerim, Marta Kos.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se në këtë takim kanë folur lidhur me rolin thelbësor të Odave Ekonomike në avancimin e procesit të zgjerimit të BE-së.

Gjatë diskutimeve u theksua mbi rëndësinë jetike të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke njohur potencialin e tij për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe reformat strukturore në rajon.

“Megjithatë, që ky potencial të realizohet plotësisht, është thelbësore të adresohen masat ndëshkuese ekzistuese politike dhe ekonomike ndaj Kosovës të vendosura nga Unioni Evropian, që pengojnë progresin e Kosovës. Këto masa krijojnë pengesa të panevojshme për bizneset tona dhe ekonominë e Kosovës, përkatësisht minojnë përpjekjet tona për të marrë pjesë plotësisht në tregun evropian. Heqja e këtyre barrierave nuk është vetëm çështje e drejtësisë ekonomike, është thelbësore për stabilitetin dhe prosperitetin e Kosovës”, tha Rafuna.

Tutje, kryetari i OEK-ut tha se Plani i rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor ka për qëllim rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në këtë rast edhe Kosovën dhe nga ana tjetër masat politike dhe ekonomike kundër Kosovës ndikojnë drejtpërdrejtë dhe nuk është në koherencë me planin zhvillimor të po këtij plani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More