Kryetarit të komunës së Aerodromit i vjedhin veturën zyrtare

nga Xh M

Shkup, 8 prill – Më 7 prill 2025, në orën 22:00, kryetari i komunës së Aerodromit, D.M. (37) nga Shkupi, ka raportuar në Stacionin Policor Aerodrom se automjeti i tij zyrtar, një “Audi” me targa të Shkupit, është vjedhur.

Vetura ishte parkur në garazhin e bulevardit “Jane Sandanski”, dhe sipas raportimit, ajo ishte zhdukur gjatë periudhës nga ora 15:30 më 4 prill deri në ora 20:40 më 7 prill. Pas aktiviteteve të ndërmarra nga policia, automjeti u gjet në rrugën “Pero Nakov” në Shkup, por një nga tabelat e targave mungonte.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More