KSHPK: Punojmë në mënyrë të pavarur dhe efikase konform ligjeve, lufta kundër korrupsionit mbetet e pandryshuar dhe më e fuqishme se kurdoherë

nga D. V.

Shkup, 28 prill – Duke i ndjekë ngjarjet e fundit, Komisioni Shtetëror për Paradalimin e Korrupsionit përmes një komunikatë e bind opinionin, partnerët dhe bashkësinë ndërkombëtare se institucioni mbetet plotësisht konsekuent në respektmin e parimeve të integritetit, transparencës dhe sundimin e drejtësisë.

“Komisioni Shtetëtor si institucion vazhdon të punojë në mënyrë efikase dhe të pavarur, në pajtim me kompetencat e veta dhe mandatin e tij. Komisioni shtetëror vazhdon t’i zbatojë aktivitetet dhe detyrimet e veta vijuese, ndërsa misioni i tij për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit në të gjitha nivelet mbetet i pandryshuar dhe më i fuqishëm se kurdoherë”, thuhet në komunikatën e KSHPK.

Nga Komisioni Shtetëror thonë se procedurat për vërtetimin e përgjegjësisë individuale nuk e minojnë përkushtimin institucional dhe kolektiv.

“Jemi koshient për rëndësinë e besimit nga opinioni publik. Për këtë do të vazhdojmë të punojmë me transparecnën më të lartë dhe të bashkëpunojmë me institucionet kompetente, duke sigururuar respektim të ligjeve dhe standardet më të larta etike në kuadër të kornizës së KSHPK”, theksohet në kumtesën e KSHPK-së.

Ish-kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska, sot, para seancës së Konventës kombëtare për BE-në në Republikën e Maqedonisë së veriut kushtuar luftës kundër korrupsionit, i bëri thirrje kryetares së Komisionit për Antikorrupsion që të japë urgjentisht dorëheqje, sepse në këtë mënyrë ajo ende po e infekton institucionin. Ne duhet të lëvizim në mënyrë që institucioni të mund të pastrohet vetë lirisht”, theksoi ajo.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari lidhur me rastin e kryetares aktuale të KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska, e cila javën e kaluar ishte në listën e të dyshuarve në rastin “Aditiv” për zbulimin e sekreteve zyrtare ndaj një të pandehuri tjetër në këtë rast, Ivanovska tha se padyshim që i është dhënë një goditje e rëndë shoqërisë, qytetarëve dhe institucionit, duke theksuar se kjo nuk është koha për të ndenjur duarkryq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More