Kurti: Këso suksesi nuk keni pa, prej 7 miliardë bruto produkti është rritur në 12 miliardë

nga D. V.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë doli edhe në konferencë për media, e ku i hedhi lavdratat e shumta karshi qeverisë së tij. Ai aty u ripërsërit për buxhetin e vitit të ardhshëm prej 4 miliardë euro, dhe rritjen e pensioneve dhe shtesave për fëmijët e edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, raporton Ekonomia Online.

Kurti në konferencë vëri në fokus atë se për katër vjet ka pasë rritje të bruto produktit, nga 7 miliardë në 12 miliardë.

“Kur kemi marë detyrën bruto produkti vendor që na kanë lënë paraardhësit ka qenë 7 miliardë. Prej 7 miliardë në 12 miliardë. Rritje prej 71 për qind. 71 për qind e kemi rritur mandatin bruto produktin. Kjo i bie që brenda 4 viteve, brenda 5 viteve një familje i rritet pasuria prej 71  për qind, e Kosova është shtëpia jonë. E kemi gjetur 7 miliardë vitin e ardhshëm është 12 miliardë. Këso suksesi nuk ka pasë asnjëherë”, tha Kurti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More