Kusari-Lila: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon më 27 prill

nga D. V.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por që e njëjta për të katërtën herë ka dështuar të marrë votat.

Pas dështimit të seancës konstituive, ka pasur shumë reagime. Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari – Lila i është referuar Kushtetutës së Kosovës për afatin për konstituimin e Kuvendit.

Ajo ka përsëritur se opozita po e bllokon procesin duke votuar kundër kandidates për kryetare të Kuvendit.

“Është e paraparë në Kushtetutë që 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor është e paraparë që të konstituohet Kuvendi. Ai 30 ditësh është ditë e diel, më 27 prill. Kjo situatë nuk është se mund të shkojë në pafundësi, mund të sjellë në një rrethanë tjetër ku diskutimi i përbashkët me subjekte po afrohet gradualisht një datë tjetër e zgjedhjeve”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila tha se kjo situatë nuk mund të vazhdojë deri në pafundësi.

Ndryshe, pro Haxhiut sot votuan vetëm 57 deputetë.

Seanca pritet të vazhdojë ditën e diel, më 27 prill.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More