Shkup, 25 prill – LSDM beson se qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN është më e paafta dhe kaotike që ka pasur ndonjëherë Maqedonia, duke e quajtur atë një “kartel” të ç’organizuar.
“Derisa OBRM-PDUKM, ZNAM dhe VLEN janë të angazhuara në llogaritje të brendshme dhe grindje koalicionesh, institucionet po shemben para syve të qytetarëve. Sistemi është në prag të kolapsit dhe qeveria funksionon si një kartel i ç’organizuar – më i fokusuar se kush do të marrë më shumë sesa se si t’i zgjidhë problemet e popullit.”