​Kusari-Lila: LVV-ja vazhdon të ketë shumicën parlamentare në Kuvend

nga D V

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e konsideron të domosdoshme miratimin e 54 projektligjeve që janë në mes të dy leximeve para përfundimit të kësaj legjislature.

Ajo theksoi se mazhoranca nuk e ka humbur shumicën parlamentare, përkundër largimit nga Lëvizja Vetëvendosje të dy deputetëve, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

Sipas saj, sfidë e mazhorancës është mospjesëmarrja në votime e deputetëve dhe prezenca fizike e tyre në sallë.

“Zyrtarisht Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka 54 deputetë dhe 8 deputetë janë nga grupi parlamentar multietinik që i bie 62 deputetë. Ne zakonisht kur kemi pasur mungesë të kuorumit ka ardhur për shkak të mospjesëmarrjes në votim për çështje të caktuara të deputetëve që kanë qenë në sallë apo për mungesën fizike.

Ajo shtoi se në bazë të informacioneve dy deputetët e larguar nga LVV-ja mund të marrin pjesë në votime në projektligje më të rëndësishme.

“Sipas informatave që kam ata kanë qëndrim që në projektligje të caktuara sikurse deri tani do të marrin pjesë në votim. Tash mbetet të shihet”, theksoi ajo.

Këto komente Kusari-Lila i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Në lidhje me masat e sigurisë ndaj mallrave serbe, Kusari-Lila tha se është e domosdoshme krijimi i mekanizmave të sigurisë para heqjes së këtyre masave.

Në momentin kur ka garanci për vendosjen e masave të sigurisë atëherë mund të hiqet kjo masë. S’ka qenë për çështje ekonomike por për çështje të sigurisë. Pjesë e ngritjes së kushteve për ngritje të sigurisë janë edhe skenerët”, deklaroi Kusari-Lila./kp/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More