Kush po tenton ta largojë Ballkanin nga BE-ja?

nga I.A

Shkup, 29 nëntor – Duke marrë për bazë faktin që i tërë Ballkani Perëndimor tentojnë që të jenë të inkuadruar në familjen evropian. Por, kjo mesa duket nuk po bëhet aq shpejt dhe lehtë për faktin se në të njëjtën kohë po punohet intenzivisht që kjo gjë mos të ndodhë. Kjo vërtetohet edhe nga deklarata e Ursula von Der Leyen. Kujtojmë që, me 370 vota për, 282 dhe 38 abstenime, Parlamenti Evropian votoi të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian që do udhëhiqet nga Ursula von Der Leyen. Për zgjerimin e bllokut me Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën e Serbinë, dhe Ukrainën, e Moldavinë ajo foli më direkt se kurrë më parë. Porosi të qarta i dërgoi Rusisë që udhëhiqet nga Vladimir Putin. Prandaj, shtetet kandidate duhet të tregojnë vigjilencë të lartë që me vëmendje maksimale ta evitojnë ndikimin rus, shkruan Zhurnal.

Deklarata e Der Leyen: Rusia bën çmos ta ndalë Ballkanin nga BE-ja

Me 370 vota për, 282 dhe 38 abstenime, Parlamenti Evropian votoi të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian që do udhëhiqet nga Ursula von Der Leyen. Në fjalimin prezantues të atyre që do udhëheqin dikasteret e BE-së për pesë vitet e ardhshme, politikania gjermane tha se “sovraniteti evropian nuk është në shitje” dhe se ata do ta bëjnë Evropën të sigurt e të fortë.

Për zgjerimin e bllokut me Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën e Serbinë, dhe Ukrainën, e Moldavinë ajo foli më direkt se kurrë më parë. Porosi të qarta i dërgoi Rusisë që udhëhiqet nga Vladimir Putin.

“Kemi parë përkushtimin e Ballkanit Perëndimor, të reformohet, të rritet e të bëhet gati që t’i bashkëngjitet BE-së. Në të njëjtën kohë kemi parë se qysh Rusia bënë gjithçka që të t’i ndaloj ata që të kenë një të ardhme evropiane. Por zotimi i Evropës për këto vende gjithnjë do të jetë i fuqishëm. Dhe pa dyshime ne e duam Ukrainën, pjesë të unionit tonë”, tha von Der Leyen.
Komisonare për zgjerim në Komisionin e ri, që zyrtarisht nis punën të dielën më 1 dhjetor, do të jetë politikania sllovene, Marta Kos.

Nga ana tjetër, ish-kryeminstrja e Estonisë, Kaja Kallas, do të jetë shefe e re e diplomacisë dhe sigurisë së bllokut. Për Kallasin, von Der Leyen, shtoi se “ajo është personi i duhur në kohën e duhur, për diplomacinë dhe interesat e Evropës në botë”.

Parlamenti Evropian pati kërkuar parandalim të ndikimit të Rusisë në Ballkan-

Ndikimi rus dhe dezinformatat e fabrikuara nga Rusia nuk janë vetëm shqetësim i SHBA-së pasi në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg muaj më parë është votuar Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian. Kjo rezolutë fokusin kryesor do ta ketë forcimin e rolit të BE-së në botë dhe përgjigjen që duhet dhënë në rrethanat e reja ndërkombëtare, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në disa pjesë të tekstit përmendet ndikimi negativ i Rusisë në rajonin e Ballkanit, me synim të destabilizimit të rajonit, dhe bëhet thirrje që të parandalohet ky ndikim. Në mënyrë të veçantë në tekst i bëhet thirrje Serbisë, e cila është vend kandidat për anëtarësim në BE, që të respektojë vlerat evropiane dhe të përshtatë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Serbia vazhdon të jetë shteti i vetëm në rajon që nuk i ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.

Gjithashtu, në këtë propozim kërkohet që sa më parë të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, si dhe përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën.

Prandaj, edhe secili shtet i rajonit duhet të krijojë mekanizma të posaçme për mbrojtje ndaj ndikim rus, i cili shpesh herë është i formave të ndryshme. Më i shpeshti dhe më së shumti që përdoret është ndikimi përmes mediave, pastaj sigurisht edhe përmes ndikimit ekonomik dhe atij politik përmes zgjatimeve të tyre që i kanë pothuajse në secilin shtet. Në Maqedoninë e Veriut si parti politike e cila përkrah fuqishëm orientimin pro lindor dhe është kundër NATO-s dhe BE-së është e Majta e udhëhequr nga, Dimitar Apasiev, i cili hapur dhe publikisht mbështet interesat ruse, madje edhe në kohën kur Maqedonia e Veriut sanksioni Rusinë për invazionin rus, kryetari i kësaj partie u taku me ambasadorin rus në Shkup. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More