Takim pune i Azeskit me kryetarin e BNJVL-së dhe kandidatin për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski

nga D. V.

Shkup, 24 korrik – Kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski sot do të ketë takim pune me Orce Gjorgjievskin, kryetar i komunës së Kisella Vodës, kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit dhe kryetar aktual i BNJVL-së.

Në takim, siç informoi Oda, Azeski dhe Gjorgjievski do të diskutojnë për tema ekonomike dhe decentralizimin e pushtetit si bazë për krijimin e një sistemi për funksionimin efikas të vetëqeverisjes lokale.

“Në takim do të diskutohet për ema ekonomike me ndikim në biznes dhe vetëqeverisje lokale në Qytetin e Shkupit, si qendra më e madhe industriale në vend. Fokusi do të jetë në decentralizimin e pushtetit si bazë për krijimin e një sistemi për funksionimin efikas të vetëqeverisjes lokale në shërbim të qytetarëve dhe kompanive, për respektimin e kompetencave (përgjegjësive dhe detyrimeve) të Qytetit të Shkupit, përmirësimin e infrastrukturës për rritjen e aktiviteteve investuese dhe krijimin e një klime të favorshme për rritjen e biznesit duke shkurtuar procedurat e gjata administrative, lejet e ndërtimit, zgjidhjet pronësore-juridike dhe të arsimit, për sigurimin e kuadrit profesional përmes përfshirjes aktive të qytetit në ngritjen e kapaciteteve të shkollave profesionale, funksionimi i të cilave është nën juridiksionin e vetëqeverisjes lokale”, thekson Oda Ekonomike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More