Kuvendi mblidhet për ratifikim – Bardhi: Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes

nga D. V.

Ka nisur seanca plenare në Kuvend ku në rendin e ditës është votimi i projektligjit në lidhje me ftesën e presidentit të SHBA, Donald Trump, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes.

Deputeti Gazment Bardhi ka thënë se janë pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes duke kërkuar nga presidenti që të japë miratimin për hyrjen në fuqi.

“Kjo marrëveshje që ne miratojmë pas 12 orëve, hyn në fuqi pas 35 ditëve. Na thoni, ku e ke i urgjencën? Ndërkohë që kemi shansin të respektojmë Kushtetutën. Gjatë kësaj jave i kërkojmë miratimin Presidentit që të na japë autorizimin që ligji të hyjë në fuqi dhe e bëjmë efektive brenda një jave. Zbatoni Kushtetutën dhe e bëjmë efektive marrëveshjen brenda 7 ditëve. Pse duhet të shkelni rregulloren/ ne jemi kundër kërkesës për procedurë të përshpejtuar”, tha ai. /Tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More