Kuvendi ndan çmimin “22 Nëntori”

nga Redaksia

Shkup, 22 nëntor – Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” sot, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, do t’ua dorëzojë çmimin shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025 studiuesit, publicistit dhe poetit prof. dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtarit Resul Shabani.

Ky vlerësim, siç thuhet në njoftimin e shërbimit për media të Kuvendit, u jepet personaliteteve nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore, të cilët kanë dhënë kontribut në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mes pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe besimeve të ndryshme në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More