Kuvendi shkarkon drejtorin e Administratës, Gligorov dhe zëvendësin e tij Agron Seferi

nga Xh M

Shkup, 12 shkurt – Kuvendi sot pasdite në seancën e 34-të ka miratuar Vendimin për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Administratë, Spase Gligorov dhe zëvendësit të tij, Agron Seferi. Është miratuar edhe vendimi për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë, Rasim Zuferi.

Vendimeve u paraprinë nga diskutime të shkurtra.

Talat Xhaferi dhe Blerim Bexheti nga BDI kërkuan që pika për shkarkimin e Gligorovit dhe Seferit të hiqet nga rendi i ditës. Ata akuzuan se me këtë metodë shkarkimi, qeveria konfirmon se po partizon administratën.

Xhaferit dhe Bexhetit i është kundërpërgjigjur Malisha Stankoviq nga Partia Socialiste, duke thënë se nuk ka arsye më të madhe për shkarkimin e Gligorovit dhe Seferit sesa raporti i Entit Shtetëror të Revizionit, i cili ka konstatuar parregullsi në punën e Agjencisë për Administratë.

Foli edhe Vesna Bendevska. Ajo ishte e prerë se Gligorov dhe Seferi duhet të shkarkohen pasi siç theksoi ka keqpërdorur pozitën e tyre.

Kësaj i është përgjigjur Jovanka Trençevska nga LSDM-ja, e cila tha se gjithçka që ka thënë Bendevska është e pavërtetë.

Kuvendi në seancën e pasdites ka miratuar edhe Vendimin për shpalljen e shpalljes publike për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Ankesa të Prokurimit Publik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More