Lajmi në disa media për takim mes Ahmetit dhe Mickoskit, një SPIN i sajuar nga BDI, thonë burimet për Zhurnal

nga Xh M

Shkup, 8 dhjetor – Sonte në orët e darkës, pas ngjarjeve para Gjykatës Kushtetuese ku përfaqësues të Frontit Europian vendosën tenda për kinse të mbrojtur gjuhën shqipe, pas paralajmërimeve që ditëve në vazhdim kjo gjykatë do të shqyrtojë iniciativën për Ligjin e Gjuhëve, filloi të qarkullojë lajmi se po ndodh takim mes kreut të BDI Ali Ahmeti dhe kreut të VMRO njëkohësisht kryeministër, Hristijan Mickoski, shkruan Zhurnal.mk

Mirëpo, duket që e gjitha po del të jetë një gënjeshtër, sepse burime brenda VMRO për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal mohojnë të ketë pasur takim mes Mickoskit dhe Ahmetit dhe se e gjitha thuhet të jetë e sajuar pikërisht nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More