Lëvizja Arbëria hap zyrat në Shkup, prezent edhe liderët e VLEN-it

nga D. V.

Shkup, 26 dhjetor – Sot, më 26 dhjetor 2025, në ambientet e Qendrës Tregtare “Mavrovka” në Shkup, u bë hapja solemne e zyrës së Lëvizjes Arbëria.
Ngjarja u zhvillua në prani të anëtarëve, simpatizantëve dhe mysafirëve të shumtë. Ndërsa nderë i veçantë për këtë ngjarje ishte pjesëmarrja e liderëve të koalicionit VLEN, të cilët me praninë e tyre i dhanë peshë politike dhe simbolike këtij momenti të rëndësishëm për Lëvizjen Arbëria. Hapja e zyrës shënon një hap të ri në organizimin dhe angazhimin publik të Lëvizjes Arbëria, e cila ka për synim forcimin e zërit politik, përfaqësimin e interesit qytetar dhe ndërtimin e një platforme të hapur për komunikim me qytetarët.

Pas ceremonisë së hapjes, u mbajt edhe një konferencë për shtyp, ku përfaqësuesit e Lëvizjes Arbëria prezantuan qëndrimet, objektivat dhe aktivitetet e ardhshme. Lëvizja Arbëria mbetet e përkushtuar ndaj veprimit transparent, bashkëpunimit politik dhe përfaqësimit dinjitoz të qytetarëve. Me respekt, Lëvizja Arbëria Bekim Fazliu

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More