Lëvizja Besa themelon nëndegën e re në Dobërdoll të Vrapçishtit

nga Xh M

Vrapçisht, 5 prill – Në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe riorganizimit të brendshëm, Lëvizja BESA ka themeluar sot nëndegën e saj në fshatin Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit.

Ngjarja u zhvillua në prani të Sekretarit Organizativ dhe deputetit Adnan Azizi, zv. sekretarit gjeneral të Qeverisë, Hasim Murtezani, si dhe eksponentëve të tjerë partiakë lokalë.

Delegatët e pranishëm zgjodhën me unanimitet Visar Baftiun si kryetar të kësaj nëndege të re. Struktura e sapoformuar u përshëndet me urime për punë të mbarë dhe sukses në realizimin e synimeve politike dhe organizative të partisë në këtë rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More