Lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe zhvillon turizmin, punime me ritme të larta në rrugën Shirokë-Zogaj

nga L. M

Punimet në kantierin e rrugës Shirokë-Zogaj në Shkodër vijojnë me intensitet të lartë, për zgjerimin e saj dhe kthimin në një aks bashkëkohor për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, por edhe për zhvillimin e zonës atraktive dhe turizmit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot (28 korrik) pamje nga këto punime, duke e cilësuar një investim të rëndësishëm infrastrukturur që jo vetëm nxit turizmin, por lidh edhe Shqipërinë me Malin e Zi.

“Kantieri i rrugës Shirokë-Zogaj në Shkodër, ku punimet po vijojnë me ritme të shpejta për zgjerimin e këtij segmenti, një investim i rëndësishëm infrastrukturor që jo vetëm nxit zhvillimin e turizmit në zonë, por edhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij, në rrjetin social Facebook

Kantieri i rrugës Shirokë – Zogaj në Shkodër

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More