Ligji i luftës me Greqinë, PDIU dorëzon në Kuvend projekt deklaratën: Absurd juridik dhe historik

nga D V

Sikurse e paralajmëroi dy ditë më parë deputeti Shpëtim Idrizi, Grupi Parlamentar për Demokraci dhe Integrim ka depozituar këtë të enjte në Kuvend projekt deklaratën për t’i kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës.

Deputetët e PDIU u shprehën se kjo kërkesë për Kuvendin duhej të ishte bërë prej kohësh dhe presin nga të gjitha forcat politike që ta votojnë.

“Grupi i PDIU ka depozituar në kuvend projekt deklaratën për miratim nga parlamenti që kërkon heqjen e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë. Është një nismë që duhej bërë prej kohësh. Është shprehje vullnetit politik të parlamentit dhe forcave politike”, tha Mesila Doda.
“Kjo deklaratë është dëshmi e politikës sonë paqësore, por të vendosur për të gjetur zgjidhje pas 84 vjetësh në lidhje me një absurd juridik i mbështetur mbi një absurd historik. Në këtë projekt deklaratë, Kuvendi vlerëson rëndësinë që kanë marrëdhëniet strategjike me Greqinë dhe vullnetin e dyanshëm për përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve tona. Të dy vendet tona janë anëtarë të NATO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes sonë të përbashkët”, tha Idrizi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More