Vjosa Osmani viziton kompaninë e Nokia: Diskutuam për mundësinë e investimeve në Kosovë

nga D. V.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar një vizitë të rëndësishme në selinë e kompanisë Nokia në Helsinki, ku u prit nga drejtuesit e kësaj kompanie me një mikpritje të ngrohtë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Osmani ka falënderuar zyrtarët e Nokia-s për mikpritjen e jashtëzakonshme dhe ka shprehur kënaqësinë për të pasur mundësinë të shihte nga afër sukseset historike dhe ato që vazhdojnë të arrijnë, të cilat, sipas saj, pasqyrojnë shpirtin inovativ të Finlandës.

“E falënderoj Nokia për mikpritjen e ngrohtë dje në Helsink. Ishte një kënaqësi të shihja sukseset e tyre historike dhe ato që vazhdojnë, të cilat tregojnë shpirtin inovativ të Finlandës. Kemi pasur një diskutim të shkëlqyer mbi mënyrat për të sjellë investimet e Nokia-s në Kosovë, vendi i rinisë më të shkathët teknologjikisht në rajonin tonë”, tha Osmani.

Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës teknologjike në Kosovë dhe rritjen e mundësive për bashkëpunim ndërkombëtar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More