LSDM: Shporta sindikale rritet, ndërsa pushteti nuk po ndërmerr asgjë

nga D. V.

Shkup, 21 maj – LSDM-ja akuzon pushtetin për rritjen e shpenzimeve për jetesë. Sipas kësaj partie të dhënat e Lidhjes së Sindikatave për rritjen e shportës së konsumit për muajin maj janë dëshpëruese dhe pasojë e drejtpërdrejt e siç thekson paaftësisë së pushtetit, i cili nuk ndërmerr asgjë.

“Çmimet rriten, pagat mbesin në vend, ndërsa masa nuk ka. Ndërsa qytetarët “luftojnë” me shtrenjtimin dhe numërojnë denarët për të siguruar bukë deri në fund të muajit, Qeveria shpenzon për oktapodë e salmon”, reagon LSDM.

Opozita maqedonase kërkon rritjen e pagës minimale në 500 euro, rritje të pagave në sektorin publik dhe privat dhe heqjen e TVSH-së për ushqime.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More