LSDM thotë se veturës së kryetarit të saj në Krivogashtan i është vënë zjarri, kërkon që institucionet të zbulojnë autorët

nga Xh M

Shkup, 23 nëntor – LSDM thotë se kryetarit të Organizatës komunale të Krivogashtanit, Antonio Simonoski, i është djegur vetura dhe ka kërkuar që MPB-ja dhe të gjitha institucionet tjera kompetente të veprojnë menjëherë dhe t’i zbulojnë autorët.

“Organet kompetente duhet të përcaktojnë nëse ky sulm është i motivuar politikisht, aq më tepër që Simonovski nuk ka pasur mosmarrëveshje me askënd. Padyshim që paaftësia e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe partizimi që po ndodh në institucione inkurajon dhunuesit. Në periudhën e kaluar ka pasur një sërë incidentesh me djegie automjetesh edhe të punonjësve të policisë. Duhet të ketë përgjegjësi. Kjo dhunë, e cila ka filluar të mbretërojë në rrugë vetëm për shkak të paaftësisë së MPB-së për të garantuar sigurinë e qytetarëve, është e papranueshme”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ndryshe, muajin e kaluar Prokuroria Themelore Publike në Shtip filloi procedurë hetimore për zbardhjen e rastit ku ishte djegur poashtu një veturë e një redaktori të televizioni lokal.

Prokuroria dha udhëzime rreth gjetjes së incizimeve nga zona ku automjetit i është vënë flakë. Vetura u djeg në oborrin e shtëpisë së tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More