Lutkov me ministren Obuljen Korzhinek: Po intensifikojmë marrëdhëniet e shkëlqyera Maqedoni-Kroaci në kulturë

nga Xh M

Shkup, 23 shtator – Reagimet e shkëlqyera midis Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë në planin e politikës së jashtme, në kuadër të bashkëpunimit rajonal, BE-së dhe NATO-s, reflektohen edhe në bashkëpunimin tradicionalisht të mirë në kulturë, u dakorduan ministri Zoran Lutkov dhe ministrja e Kulturës dhe Mediave e Kroacisë, Nina Obuljen Korzhinek, në takimin e sotëm dypalësh në Zagreb.

Siç kumtoi Ministria e Kulturës, në takim është shprehur mirënjohja për mbështetjen dhe gatishmërinë e Kroacisë për të ndarë përvojat dhe praktikat pozitive nga procesi i anëtarësimit në BE.

Ministrja Obuljen Korzhinek theksoi se Kroacia mbetet e zëshme në mbështetjen e rrugës së eurointegrimeve të vendit tonë, ndërsa Lutkov, në këtë kontekst theksoi se vizita e fundit e kryeministrit Hristijan Mickoski në këtë vend mik është një impuls shtesë për thellimin e marrëdhënieve.

Në takim u theksuan shembuj të shumtë të bashkëpunimit në nivel institucional në kulturë, në të gjitha fushat e artit, ndërsa ministrja Obuljen Korzhinek ndau veçanërisht projektet e suksesshme të bashkëproduksionit filmik mes dy vendeve.

Ministrat ndanë përvoja në lidhje me zhvillimin e industrive kreative, me ç’rast ministri Lutkov shprehu gatishmërinë për zbatimin e praktikave të mira kroate, duke theksuar se ky sektor është ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe për të do të ndahen mjete të rritura nga buxheti.

Siç kumtojnë nga Ministria, Lutkov i ka dërguar ftesë ministres Nina Obuljen Korzhinek për vizitë kthyese në Maqedoni të Veriut, gjatë mbajtjes së festivalit të Unionit Rajonal të Teatrove në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More