Shkup, 9 prill – Venko Filipçe është një njeri pa kredibilitet në krye të LSDM-së dhe vetëm fytyra e dytë e Zoran Zaev-it, thotë Valentin Manasievski, anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së.
Sipas tij, Venko Filipçe është zgjedhur me dy deri tre herë më pak vota se paraardhësit e tij.
Venko Filipçe, siç shton Manasievski në deklaratën e tij, nuk ka as politikë autentike dhe është personi i dytë i Zaevit dhe krahu i tij i zgjatur në politikë.
“Venko Filipçe është një njeri me një numër të madh aferash pas vetes dhe vetëm një njeri i tillë i përshtatet Zaevit, që ta mbajë të frenuar dhe të bindur. Venko Filipçe nuk e di se ku po shkon, nuk ka mandat për asgjë, as nuk mund të ofrojë zgjidhje për asgjë. Filipçe ka qenë burim i problemeve për shumë vite.”
Siç thekson Manasievski, mjafton të shikohet shëndetësia dhe të gjithëve do ta kuptojnë se sa problem është Venko Filipçe.