Mandati i Xhaҫkës, Spiropali: Komisioni i Venecias përcakton kur bëhet publik draft-opinioni, do e keni të gjithë

nga D V

Kryetarja e Kuvendit në përgjigje të kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar, Gazment Bardhi sot në seancën plenare për të ndarë dokumentin e Komisionit të Venecias për çështjen e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaҫka, u shpreh se nuk ka asnjë dokument nga Komisioni i Venecias për të ndarë.

“Sapo të vijë sigurisht që do të ndahet sipas rregullave të Komisionit të Venecias, jo të Kuvendit të Shqipërisë. Pra janë ata që e përcaktojnë se kur drafti bëhet publik”, tha Kryeparlamentarja.

“Mazhoranca në Kuvend, shumica nuk ka asnjë draft të Komisionit të Venecias, për këtë çështje. Nesër është seanca. Sipas rregullave të tyre bëhet publik ku të gjithë deputetët do ta kenë”, tha Spiropali.

“Mos spekuloni me këtë. Nuk ka asnjë draft për të ndarë sepse ndarja e draftit bëhet sipas rregullave të tyre”, iu drejtua Spiropali-Bardhit.

Sa i takon delegacioneve, Spiropali tha se, “sigurisht që unë do të jem në seancë si kryetare e Kuvendit, si kërkesë që kam bërë në emër të Kuvendit për të qenë në Komisionin e Venecias dhe kjo nuk ka lidhje me asnjë emër tjetër që mund të jetë aty”.

Ashtu sikundër, shtoi ajo, “unë ju kam bërë ftesë në çdo vizitë të Kryetares së Kuvendit, kam kërkuar edhe prezencë të deputetëve të opozitës, shpesh kemi marrë përgjigje refuzuese edhe për shkak të situatës politike, apo për shkak të situatës së prezencës së deputetëve në Kuvend”.

Spiropali garantoi që, “në momentin që drafti do të jetë publik sipas rregullave të Komisionit të Venecias shumica dhe pakica parlamentare do ta kenë në të njëjtën kohë atë draft”.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi u shpreh se mbështet opinionin e Bardhit.

“Çështja për të cilën ju i jeni drejtuar Komisionit të Venecias nuk është një çështje e PS-së, keni shumë të drejtë, i përket Kuvendit të Shqipërisë. Të gjithë deputetët, ky si institucion, jemi të interesuar për atë mendim. I bashkohem kërkesës së Bardhit nëse do të vijë zyrtarisht një draft në Komisionin e Venecias dhe ne si grup parlamentar i PS-së do të ishim të interesuar të njiheshim me të”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More