Shkup, 29 maj – Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar paraqet moment historik për ne si shtet, por edhe në përgjithësi për rajonin për shkak se një prani e këtillë e fuqishme e njërit prej faktorëve udhëheqës politik në botë, këtu në rajon, do të thotë shumë, theksoi kryeministri Hristian Mickoski, i pyetur nga deputeti Nikolla Micevski për rëndësinë e Marrëveshjes së nënshkruar.
Kryeministri Mickoski theksoi se Marrëveshja e nënshkruar është e rëndësishme për qytetarët, shtetin dhe rajonin, ai është transparent edhe me vlerë politike dhe ekonomike.
“Marrëveshja për Partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar përfaqëson një moment historik për ne si vend, por edhe për rajonin në përgjithësi, sepse një prani kaq e fortë e njërit prej faktorëve kryesorë politikë në botë, këtu në rajon, do të thotë shumë. Jam i lumtur që arritëm të nënshkruajmë një marrëveshje të tillë me Mbretërinë e Bashkuar, sepse në këtë mënyrë po bëjmë mirë për qytetarët, për vendin, por edhe për të ardhmen e rajonit. Do ta ndaja këtë Marrëveshje në dy pjesë, politike dhe ekonomike, megjithëse në thelb të dyja pjesët janë të bashkuara me njëra-tjetrën. Në pjesën ekonomike, është e rëndësishme të dihet se si vend kemi shumë qëllime dhe projekte strategjike që janë përmendur për dekada, por për fat të keq nuk janë realizuar kurrë, siç është hekurudha e Korridorit-10 me qëllim modernizimin e saj, autostradat, spitalet, projektet energjetike në Çebren dhe Galishtë, për të cilat kemi kërkuar investitorë për dekada dhe nuk kemi mundur t’i gjejmë kurrë deri më tani. Nëse analizohen të gjitha këto, do të arrijmë në përfundimin se në të kaluarën ka pasur shumë pengesa, dhe njëra prej tyre ishte financat, tjetra ishte mungesa e vullnetit dhe guximit politik, mungesa e investitorëve… por po i lëmë mënjanë të gjitha këto pengesa që ekzistonin në të kaluarën”, theksoi kryeministri Mickoski.

Në seancën kuvendore për pyetje të deputetëve, kryeministri Hristian Mickoski sqaroi se si do të zhvillohetprocesi për realizimin e marrëveshjes.
“Tani vijon procesi në të cilin Ministria e Financave do të hapë dialog konkurrues me institucionet financiare nga bota. Pastaj, pasi që Ministria e Shëndetësisë do ta informojnë Ministrinë e Financave se ka për qëllim t’i përfundojë projektet Spitali klinik në Shtip, Shtëpinë e studentëve-Shtip, spitalin në Kërçovë dhe rikonstruksionin e Spitalit klinik në Tetovë, ose pasi që NP Hekurudhat e Maqedonisë dhe infrastruktura në procedurë të njejtë do ta informojë Ministrinë e Financave, atëherë Ministria e Financave do të zbatojë dialog konkurrues me një plejadë institucionesh financiare nga bota dhe ajo ofertë që do të jetë më e mirë, ne do ta pranojmë”, theksoi Mickoki.
Në opinion kur flitet për pjesën e normës së interesit sa do të jetë ajo, shtoi kryeministri, me Marrëveshjen nëse ne e shffrytëzojmë rejtingun kreditor të Mbretërisë së Bashkuar, i cili është (AAA), atëherë është logjike se ne do të marrim normë interesi shumë më të ulët dhe për këtë them se do të marrin kamatën më të ulët që e ka marrë ndonjëherë ndonjë shtet.
Mickoski shtoi se Mbretëria e Bashkuar me Marrëveshjen e nënshkruar na vë në dispozicion rejtingun e saj kreditor dhe ato janë garant për ne.
Në përgjigje të pyetjes së deputetëve, kryeministri Micskoki theksoi se Marrëveshja për realizimin e projekteve do të jetë në mënyrë maksimale publike dhe transparente.