Mashtrimi me kredi të shpejta, si u ‘rrjepën’ qindra qytetarë

nga Xh M

Shkup, 23 dhjetor – Një grup i organizuar prodhoi letërnjoftime të falsifikuara me të cilat keqpërdoreshin të dhënat personale të qytetarëve të Maqedonisë, dhe më pas ato përdoreshin për të marrë të ashtuquajturat “kredi të shpejta”. Këtë e zbulon dokumentari i ri investigativ “Jetë të vjedhura” nga Investigative Reporting Laboratory (IRL).

Në dokumentarin e publikuar mbrëmë, zbulohet se grupi me letërnjoftime të falsifikuara ka hapur edhe llogari bankare në emër të qytetarëve – viktimave. Me identitete të vjedhura dhe letërnjoftime të falsifikuara të prodhuara në Kosovë, në të cilat ishin ngjitur fotografi të personave nga Bullgaria dhe Serbia, grupi i organizuar grumbulloi para nga kompanitë financiare në vend që ofrojnë kredi të shpejta. Në të njëjtën kohë, u vodhën identitetet e qytetarëve të pafajshëm, përfshirë personat me probleme mendore dhe qytetarët të cilët ishin dëbuar shumë kohë më parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More