Me “çlirimin” e gjyqësorit, a po fillon edhe “çlirimi” i BFI-së? Lajm i mirë për Zhurnal-in si medium që jemi paditur nga Shaqir Fetahu!

nga I Z

Shkup, 13 qershor – Në nëntor të viti të kaular, Bashkësia Fetare Islame e Shkupit pati shkarkuar Qani Nesimi nga detyra e Muftiut të Tetovës dhe në vend të tij u emërua Selver Xhemail.

Për këtë, çështja arriti derë në Gjykatën Civile në Shkup pasi shkarkimi i Qani Nesimit u tha se është i padrejtë gjë që Gjykata solli vendimin për këtë.

Gjykata Civile Shkup në seancën e mbajtur më 03.06.2024, solli vendim të përkohshëm që Qani Nesimi të mbetet Mufti i Tetovës ndërkohë që BFI – Shkup dhe Selver Xhemailit që të ndërmarrin aktivitete të mëtutjeshme në dëm të Muftinisë së Tetovës, ndërsa regjistri qendror i RMV – Shkup obligohet të bëjë ndryshimin e të dhënave në regjistrin e Bashkësive Fetare dhe Grupeve Religjioze me çrast rikthehet emri i Muftiut legjitim Qani ef. Nesimi dhe shlyhet emri i UD Muftiut. Ky është një lajm i mirë, sepse , me gjasë kanë filluar të paraqiten “ishuj të lirisë”, në gjyqësor, siç thonë në Shqipëri, që mund të vendosin jashtë kornizave që ua cakton politika.

Ky po që është një lajm i mirë edhe për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal. Jo që na intereson se kush do të jetë në kreun e një institucioni fetar ose jofetar, por për shkak se jemi medium që kemi pranuar padi nga kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu, për gjoja shpifje ndaj tij.

Padia e tij erdhi në kohën kur, sipas mendimit tonë, ende ishin të fuqishëm në politikë përkrahësit e reisit Fetahu. Mirëpo tani që po afrohet ndryshimi, e bashkë me ndryshimin edhe shpresa për çlirimin e gjyqësorit nga kthetrat e politikë, më të mëdha janë gjasat që të fitojë e drrejta dhe e vërteta, sepse Zhurnal asnjëherë nuk ka pasur për qëllim të shpifë ose të ofendojë Fetahun. Tani që po paraqiten shenjat e çlirimit të BFI-së, ne si medium mund të marim frymë më lirshëm, sepse vlerësojmë se qëllimi i vetëm i padisë së kryetarit të BFI-së ishte që të bëhet presion ndaj nesh që të mos shkruajmë realitetin.

Bile-bile, mendojmë se në këtë mënyrë bëhej presion që të mos shkruajmë edhe për realitetin që nuk i konvenonte shokëve të Shaqir Fetahut në politikë, që deri dje ndiheshin të plotëfuqishëm, e prej nesër do të mbeten me gishta në gojë! Kështu zakonisht e ka jeta dhe karriera e udhëheqësve fetarë, që në vend se të kapen për litarin e parimeve fetare, shkojnë e kapen aty ku është më së keqi!/Zhurnal

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More