Samiti i SEECP në Shkup, Osmani takohet me Siljanovskan, flasin për thellim të bashkëpunimit

nga I Z

Shkup, 13 qershor – Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë një samiti në Shkup.

Ajo tha se me presidenten e re të shtetit fqinj ka folur mbi raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut.

“Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona”, ka thënë Osmani.

Ky është takimi i parë i Osmanit me homologen e saj të Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More