Me dy dronë është duke u kërkuar shoferi i “audios”- që u rrëzua dje në Vardar

nga D V

Shkup, 3 janar – Ekipet e SPB Shkup dhe Departamenti për Operacione Speciale të Policisë me kontroll fizik dhe kontroll me dy dronë nga NJSA Tigër dhe Njësiti për shpërndarje të shpejtë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete për gjetjen e personit që ka vozitur automjetin “Audi” i cili dje ka rënë në ujërat e Vardarit pasi ka dalë nga rruga lokale për në fshatin Rashçe.

Siç kumtoi sot MPB-ja, më 02 janar 2025, rreth orës 16:00, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale Saraj – fshati Rashçe, një automjet i udhëtarëve ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar.

Në vendngjarje janë nisur menjëherë nëpunësit policor, Ndihma urgjente mjekësore dhe prokurori publik.

Rreth orës 21:00, nëpunësit policor nga NJSA Tigër kanë nxjerrë automjetin “Audi” me targa të Shkupit nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre femrat e ndjera N.A.(23), V.A (25) dhe Z. A. (59) të gjithë nga fshati Gërçec i Shkupit. Një mjek nga Ndihma urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dhënë për obduksion.

Në aksident ka pësuar lëndime trupore një fëmijë katër vjeçarë, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ndërsa po kërkohet A.A (56) nga fshati Gërçec, i cili sipas të afërmve , ka qenë në automjet para se të dalë nga rruga.

Në vendin e aksidentit është kryer mbikëqyrje nga ana e prokurorit publik dhe ekipit inspektues nga SPB Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More